Live

Zelensky: Marrëveshja Ukrainë-SHBA e bën takimin e Vatikanit me Trumpin vërtetë historik

20:15 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Volodymyr Zelensky ka folur për marrëveshjen e nënshkruar nga SHBA-ja dhe Ukraina mbrëmë vonë.

Presidenti ukrainas ka pasur një marrëdhënie të vështirë me Donald Trumpin, më së shumti gjatë përballjes së tyre në Zyrën Ovale, por në Vatikan, gjatë funeralit të Papa Françeskut muajin e kaluar, të dy duket se patën një diskutim të rëndësishëm, transmeton Klankosova.tv.

Zelensky tha këtë mbrëmje: “Ne folëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara, me Donald Trump, për gatishmërinë tonë për të përfunduar një marrëveshje – folëm në një takim në Vatikan. Në fakt, tani kemi rezultatin e parë të takimit të Vatikanit, që e bën atë vërtetë historik. Ne presim me padurim rezultatet e tjera të bisedës sonë”.

Ai se donte të sigurohej se nuk kishte vonesa në parlamentin e Ukrainës për miratimin e marrëveshjes midis Uashington dhe Kievit.

Zelensky këmbënguli se marrëveshja nuk do ta linte Ukrainën me asnjë borxh, duke thënë: “Nuk ka borxh në marrëveshje dhe po krijohet një fond – Fondi i Rimëkëmbjes – i cili do të investojë në Ukrainë dhe do të fitojë para”.

Shpërndaje në

U Kopjua