Live

Berisha nga Fieri: Më 11 maj fituese do të jetë PD-ja

20:11 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se në 11 maj do të fitojë e djathta, derisa ishte në një tubim me qytetarë në Fier në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ai kritikoi pushtetin e Partisë Socialiste, e cila ishte në krye të qeverisë atje.

“Kjo natë 12-vjeçare e ka një fund, dhe fundi i saj është fitorja e çdo shqiptari më 11 maj! Shqiptaret dhe shqiptarët pas një nate të tillë, u ngritën si feniksi nga hiri në zenit dhe vijnë sot më të sigurtë se kurrë në fitoren e tyre plebiçitare, fitoren e çdo shqiptari, fitoren e Fierit dhe të Shqipërisë”, tha Berisha, sipas TCh.

Shpërndaje në

U Kopjua