Janë arrestuar dy persona, babë e bir, pasi të njëjtit ishin përleshur mes vete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas intervistimit, babai është liruar kurse djali është dërguar në mbajtje.
“Istog 03.05.2025 – 16:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Pas trajtimit mjekësor të dyshuarit janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit njëri prej të dyshuarve (djali) është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër (babai) është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.