Live

Në shtëpi iu gjetën dy pistoleta e 46 fishekë, arrestohet i dyshuari

09:41 / 04 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një person në Han të Elezit është arrestuar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 46 fishekë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Hani i Elezit  03.05.2025 – 19:30. Njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit  kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 46 fishekë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. 

Shpërndaje në

U Kopjua