Live

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj doganierit të dyshuar për kontrabandim me barëra

12:13 / 04 Maj 2025

Nga Kosova Live

Pesë persona u arrestuan të premten, në mesin dy zyrtarë doganorë.

Ata dyshoheshin për kontrabandim me barëra përmes Aeroportit të Prishtinës.

Lidhur me veprën “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, nga Prokuroria i Shtetit u ndalua një doganier.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, thuhet se ndaj tij është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit ka ndaluar vetëm një (1) person doganier për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” si dhe prokurori shtetit ka parashtruar kërkesën gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në përgjigje.

Klankosova.tv mëson se ndaj tij dhe dy shtetasve turq po mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore.

Shpërndaje në

U Kopjua