Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Albulena Haxhiut, duke e akuzuar se po vë pushtetin e Albin Kurtit mbi interesin e shtetit dhe të qytetarëve.
Ajo thotë se Haxhiu po bëhet mjet për krizën institucionale dhe vrasjen e demokracisë në Kosovë, transmeton klankosova.tv.
”Albulena mbi Republikën!
Shteti vazhdon të mbetet pa institucione, sepse Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit. Ajo ka zgjedhur që pushtetin e Albinit ta vendosë mbi shtetin, mbi interesin e popullit, mbi të ardhmen e fëmijëve të saj.
Kur individi vlen më shumë se shteti, vritet demokracia. Albulena po lejon që emri i saj të bëhet arma me të cilën Albini po synon të vrasë demokracinë tonë. Ajo po bëhet shkaktare e një krize institucionale, politike dhe morale.
Por nuk do t’ia dalin. As një mijë Albina e Albulena nuk do të mund ta vrasin këtë shtet. Do të mbeten vetëm si dy njolla në rrugën institucionale të Republikës së Kosovës.
Dhjetë herë tentuan, dhjetë herë dështuan.
Në ndërkohë Donika, Mimoza dhe Peci po mundohen me i shite mend një Kosove të tërë, po për me shitë mend duhet fillimisht me pasë mend. Gubana”, përfundon ajo.