Live

I mituri shoqërohet në Polici në Gjakovë, dyshohet për kanosje

09:22 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një rast i veprës penale “Kanosje” është regjistruar në qytetin e Gjakovës, ku është përfshirë një person i mitur.

Burime të Gazetës Kosovalive bëjnë me dije se personi i dyshuar, i mitur, është shoqëruar në stacionin policor nga njësitet përkatëse, ku është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit, ashtu siç parashihet me procedurë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe është cilësuar si vepër penale “Kanosje”, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat e nevojshme hetimore.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt dhe do të vazhdojë të hetohet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Shpërndaje në

U Kopjua