Live

Një burrë dhe një grua nga Kosova rrahen mes vete në Shqipëri

10:19 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një burrë dhe një grua nga Kosova janë përleshur fizikisht mes vete.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Shqipëri të shtunën më 2 maj.

Në raportin 24 orësh, nuk saktësohet lokacioni, afërsia mes tyre apo edhe ngjarja se si ka ndodhur.

Të njëjtit janë detyruar të paraqiten në stacionin policor, transmeton Klankosova.tv.

Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtit posedojnë raport mjekësor.

Rasti inicohet si më lartë dhe vazhdon në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në

U Kopjua