Live

Krasniqi: Për Kurtin duket se Haxhiu është më e rëndësishme se mbi 1 milion qytetarë

10:49 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin është më rëndësishme Albulena Haxhiu, sesa qytetarët e Kosovës.

“Për Albin Kurtin duket se Albulena Haxhiu është më e rëndësishme se më shumë se 1 milion qytetarë”, tha ai pas dështimit të seancës së 11-të konstituive, transmeton Klankosova.tv.

Tutje ai shtoi se Kurti nuk mundet ta mbajë më peng shtetin, duke përsëritur që VV-ja ta ndërroj kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Shpërndaje në

U Kopjua