Lideri i Nismas Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje partive të mëdha që të gjejnë një zgjidhje, për të krijuar institucionet.
Ai megjithatë u la përgjegjësinë kryesore për këtë krizë institucionale, po tri partive më të madhe politike, transmeton klankosova.tv.
”Tashmë janë bërë të gjitha taktizimet. Ftesa ime është për tri partitë e mëdha që të marrin kohën e duhur ligjore, sa ju duhet dhe të gjejmë një zgjidhje që do çonte krijimin e institucioneve. S’po shoh kapacitete deri atje [deri tek pozita e presidentit], le t’u shkojmë gjërave me radhë. Të krijohet një shumicë parlamentare. Vjen një moment që secili do ta marrë përgjegjësinë e vet. Përgjegjësinë e ndërtimit të institucioneve të ndërtojnë marrëveshje është e partive të mëdha”.
”Kurti nuk i ka numrat, nuk është tragjike, ka ndodhë edhe përpara – duhet të gjendet marrëveshje”.