Live

Këmbëngulja e VV-së në emrin e Haxhiut, Murati e arsyeton me kundërshtitë e saj ndaj Asociacionit dhe Gjykatës Speciale (VIDEO)

11:21 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje, ka arsyetuar insistimin e tyre për të kandiduar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Ai theksoi se opozita po e kundërshton emrin e Albulena Haxhiut, deputete siç shtoi e cila ka qenë e zëshme kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kundër Demarkacionit e Gjykatës Speciale, transmeton klankosova.tv.

”Opozita shumë më tepër e ka problem emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. Një deputete e cila në vazhdimësi ka qenë e zëshme kundër Asociacionit, Demarkacionit kundër Gjykatës Speciale e shumë e shumë dëme të tjera që janë votuar në kuvend”.

Shpërndaje në

U Kopjua