Live

VV tenton ta josh LDK-në kinse po e lë jashtë loje PDK-në!

12:03 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po e intensifikon përpjekjen për ta joshur dhe bindur LDK-në që t’i bashkohet një koalicioni me LVV-në në një mënyrë duke përdorur një strategji se nuk është e interesuar për marrëveshje me PDK-në.

Ai në lutjen që i bënë, Lumir Abdixhikut, e paraqet Lidhjen Demokratike si të vetmen alternativë të pastër për marrëveshje politike, transmeton klankosova.tv.

”Jam i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV.

Edhe votuesit e LVV-së e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë? LVV nuk është e interesuar për koalicion me PDK. Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja, ku pak ka mundësi të ndryshojë për LDK-në, dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK!

Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?”.

Shpërndaje në

U Kopjua