Live

Letra e Kurtit për Abdixhikun – Haziri tregon se kur LDK-ja do t’i përgjigjet (VIDEO)

07:56 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka treguar se kur kjo parti do t’i përgjigjet letrës së liderit të VV-së, Albin Kurti, e publikuar ditën e djeshme.

Ai në emisionin “Rubikon” tha se LDK-ja nuk e ka ndryshuar rolin e vet për shkak të kësaj letre, por sipas tij, Kurti e ka ndryshuar qasjen.

“A mundet Kurti me na bë të besueshëm tregimin e tij në letër se qëllimi i tij nuk ndryshon. Kjo është e vështirë të besohet, sepse një letër nuk e ndryshon Kurtin, Kurti vetëm qasjen e ka ndryshuar. LDK-ja përgjigjet kur Kurti të bëhet i besueshëm. Me veprime, nuk ka deklarative asgjë. Mundet me repliku rolin tonë në partneritete”, tha Haziri.

Shpërndaje në

U Kopjua