Live

Bastisja e katërt në Mitrovicë të Veriut, një person në kërkim

15:48 / 07 Maj 2025

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka folur për bastisjen e katërt që u bë brenda ditës së sotme në këtë qytet.

Për Klan Kosovës, ai ka deklaruar se këtë herë u bastis një objekt që ishte përballë objektit të Polivisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Ai tha se informacionin e morën nga qytetarë të cilët u kishin thënë se në atë objekt dyshohet të ketë armë zjarri.

“Janë gjetur tri zolla, helmeta taktike, jelekë anti plumb”, tha Elshani.

Policia tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe kanë kërkuar për një person të dyshuar po nuk është gjetur aty.

Më poshtë keni gjësendet që u konfiskuan nga Policia në këtë operacion:

Shpërndaje në

U Kopjua