Live

Murati tash gjen sqarime në ChatGPT, i ofron disa shembuj për qeveri tranzicioni

17:04 / 07 Maj 2025

Nga Kosova Live

Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje, ka nxjerrë tashmë një kalkulim të ri, këtë herë duke pranuar edhe publikisht se e përdorë inteligjencën artificiale.

Duke thelluar kritikën e tij për propozimin e liderit të LDK-së, për qeveri tranzicioni, ai nxjerr disa opsione që siç thotë ai ChatGPT i ofron si shembuj specifik, transmeton klankosova.tv.

”Qeveritë tranzicionale” bëhen të nevojshme në rastet kur një vend sapo ka dalë nga lufta, kur ka kolaps të sistemit politik (revolucion), kur ka zgjedhje me rezultat të kontestuar, apo kur vendi gjendet në situatë të kryengritjes ose luftës civile.

Propozimi i Lumir Abdixhikut për një qeveri të tillë për Kosovën është skandaloz, dhe do të ishte mesazhi më i keq që do të mund t’i dërgohej bashkësisë ndërkombëtare.

Republika e Kosovës ka Qeveri në detyrë, e cila ushtron funksionin kushtetues deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Nuk ka nevojë për eksperimente që na kthejnë në kohën e UNMIK-ut.

Ajo çfarë po i mungon aktualisht Republikës së Kosovës është Kuvendi i konstituuar, proces që po bllokohet nga opozita.

Shiheni se çfarë shembuj të “qeverive tranzicionale” ofron ChatGPT:

Shpërndaje në

U Kopjua