Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka akuzuar qeverinë në detyrë të Vetëvendosjes se po insiston t’i mbajë institucionet e bllokuara me qëllim të keqmenaxhohet buxheti në mënyrë skajshmërisht jolegjitime.
I ftuar në emisionin “DPT me Fidanin”, Shala akuzoi partinë e Albin Kurtit se po shkaërrojnë gjithçka që është ndërtuar me vite.
“Ai e ka të miratuar buxhetin, po e harxhon buxhetin e vitit 2025 në mënyrën më të vrazhdë, më skandaloze dhe më joetike. Një buxhet i shtetit që i kalon 3.5 miliardë po menaxhohet nga instanca dhe struktura të cilat janë jolegjitime. Aferat të cilat kanë ndodhur në procesin zgjedhor dhe po vazhdojnë të ndodhin, po e dëmtojnë rëndë buxhetin e konsoliduar të Republikës së Kosovës, po e rëndojnë buxhetin familjar të seciles ekonomi, po e shkatërrojnë atë bazë të krijuar më shumë mund të ekonomive dhe bizneseve të vogla dhe të mesme.” – tha ai.