LDK sot në orën 13:15, do të dorëzojë kallëzim penal për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë”.
Lidhja Demokratike e Kosovës, se kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.
“Të nderuar përfaqësues të medieve, sot (e enjte), në orën 13:15, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë. Vendi: Prokuroria Speciale, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie transmeton Klankosova.tv.
Më herët nga LDK-ja kanë thënë se Albin Kurti dhe deputetë të LVV-së po e ushtrojnë në mënyrë joligjore mandatin e kryeministrit dhe ministrave, edhe pasi janë zgjedhur deputetë.
Nënkryetarja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, kishte deklaruar se nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve më 27 mars, i bie se “qytetarë të thjeshtë kanë marrë vendime në ndërtesat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.