Live

Arsenal armësh në veri të Mitrovicës: Çka u gjet tregon gazetari Boshnjaku (VIDEO)

09:08 / 08 Maj 2025

Nga Kosova Live

Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda e Policisë, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një operacion policor në veri të vendit, në koordinim dhe me urdhër të gjykatës kompetente

Lidhur me këtë operacion, organet e rendit janë zhvilluar në tri lokacione në Mitrovicë Veri dhe Zveçan, ndaj disa të dyshuarve, të cilët dyshohen për përfshirje në veprat penale të trafikimit me armë, njofton Klankosova.tv.

Në një lokacion në Mitrovicë Veri, është zbuluar një punëtori ku dyshohet se bëhej modifikimi i armëve, me ç’rast janë gjetur armë dhe pjesë të llojeve të ndryshme të armëve.

Policia ka bërë konfiskimin e një sasie të armëve, pjesëve të armëve, municionit dhe dëshmi tjera që do të përdoren në procedura të mëtejme gjyqësore.

Shpërndaje në

U Kopjua