Live

Ferizaj: 17-vjeçarja ishte larguar tri herë, shkak i përdorimit të substancave narkotike (VIDEO)

09:32 / 08 Maj 2025

Nga Kosova Live

17 vjeçarja, Ajtene Koka, e cila u shpall e zhdukur nga familja e saj është vetëparaqitur dje në polici.

Ajo u raportua e zhdukur në orët e para të 2 majit.

Sipas deklaratës së nënës së saj, e mitura ishte larguar nga shtëpia më 02.05.2025, rreth orës 19:30, dhe nuk ishte kthyer më.

Policia është duke e hetuar rastin, për të kuptuar se ku ka qëndruar vajza, por bëhet e ditur se vajza ishte larguar për herë të tretë si shkak i përdorimit të substancave narkotike, raporton gazetarja korrespondente Qliresa Hasani.

Shpërndaje në

U Kopjua