Live

Nga AAK tregojnë se a do të shkojnë në takimin me presidenten

20:48 / 08 Maj 2025

Nga Kosova Live

Së shpejti liderët e partive politike do të ftohen në një takim gjithëpërfshirës nga Presidentja Vjosa Osmani.

Kështu bëri të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se presidentja gatishmërinë për takim e ka shprehur që në letrën e 16 prillit drejtuar Avni Deharit si kryesues i seancës.

E, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të vendosin për pjesëmarrje në takim pasi ta marrin ftesën.

Time Kadrijaj, nënkryetare e kësaj partie.

Ajo tha se nuk janë kundër konsultave.

“Posa ta marrim ftesën, do ta diskutojmë e do të marrim vendim. Nuk jemi kundër konsultave, por do të vendosin strukturat e partisë”, tha Kadrijaj për Gazeta Blic.

Shpërndaje në

U Kopjua