25-vjeçari G.Z., gjatë ditës së sotme në Shtime ka dorëzuar në polici një portofol.
Policia bën të ditur që në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 160 euro dhe dokumente personale, transmeton Klankosova.tv.
Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.F., nga Shtimja. Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin, derisa dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal.
