Live

Zyrtari i LDK-së për ministrin Krasniqi: Harxhoi 750 litra naftë për 20 ditë pune, plot 15 mijë kilometra

20:40 / 09 Maj 2025

Nga Kosova Live

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka publikuar një dokument, për të cilin thotë se tregon shpenzimet e ministrit në detyrë, Elbert Krasniqi në naftë.

Ai ka njoftuar se për 20 ditë punë, Krasniqi ka shpenzuar 750 litra naftë apo 15 mijë kilometra.

Sipas Pacollit, nëse llogaritet një gjë e tillë me kohë, del që Krasniqi ka kaluar rreth 10 orë në ditë në veturë.

“750 litra naftë. 15 mijë kilometra. 20 ditë pune.

Kaq ka harxhuar Elbert Krasniqi, vetëm për veturën e tij zyrtare gjatë muajit prill.

Me kaq kilometra, i bie sikur të ketë shkuar deri në Kanadë dhe të jetë kthyer prapë.

Nëse i ndajmë, del që çdo ditë pune ka bërë 750 kilometra.

Nëse e llogarisim me kohë, i bie që Elbert Krasniqi ka kaluar rreth 10 orë në ditë në veturë.

Këta edhe në naftë vjedhin!” – ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua