Live

Aksident në Shupkovc të Mitrovicës (FOTO)

09:59 / 10 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Shupkovc.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Siç raporton Mitropol, në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Policia e Kosovës të cilët po hetojnë aksidentin.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga aksidenti pasi në vendngjarje nuk ndodhej as autoambulanca.

Për shkak të aksidentit janë shkaktuar kolona të gjata në rrugë.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigje.

Shpërndaje në

U Kopjua