Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia.
Zëdhënësi rajonal Avni Zaiti, deklaroi për Klankosova.tv. se në aksident ishin të përfshirë tre vetura.
“Rreth orës 09:15 është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtine segmenti rrugor në Shupkovci. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Përveç dëmeve materiale ĺëndime ka pësuar tre persona”, tha Zaiti.