Gjatë 24 orëve në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Në rajonin e Prishtinës, më saktë në Lipjan e Obiliq, dy gra raportuan bashkëshortët e tyre për sulme fizikë, të njëjtit nga policia janë arrestuar.
“Lipjan 09.05.2025, 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën – bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit pasi që i njëjti kishte një urdhëresë të gjykatës”.
“Obiliq 09.05.2025, 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Një rast dhune është raportuar edhe ne Ferizaj, atje ku ankuesja femër kosovare raportoi se ish-bashkëshorti i saj i kishte dërguar mesazhe kërcënuese përmes telefonit.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Koso0vës, i dyshuari ësthë dërguar në mbajtje, shkruan Klankosova.tv
“Ferizaj 09.05.2025, 16:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ish bashkëshorti i saj, i kishte dërguar mesazhe kërcënuese përmes telefonit. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.
Në Klinë poashtu është raportuar për dhunë nga viktika femër kosovare për bashkëshortin e saj.
Në raporton 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike dhe psike ndaj viktimës.
“Klinë 08.05.2025-10:00. Është shoqëruar (në stacion policor) i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti vazhdimisht ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.
Ndërkaq, në Istog e Zubin Potok janë raportuar poashtu raste të dhunës në familje.
Në Istog i dyshuari, i cili nën ndikimin e alkoolit kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare.
“Istog 09.05.2025, 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare- ish bashkëshortes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Kurse, në Zubin Potok, ankuesja femër kosovare raportoi se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, por nuk raportohet për të arrestuar.
“Zubin Potok 09.05.2025, 19:15. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.