Live

Haradinaj e uron nipin për ditëlindje: Urime Luani i Shkëlzenit

11:50 / 10 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka uruar ditëlindjen nipit të tij Luanit.

Për ditëlindjen e Luanit, ai ndau një fotografi me nipin i veshur me uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haradinaj shkroi se Luani i Shkelzenit i bën krenar çdo ditë.

“Urime ditëlindjen, Luani i Shkelzenit!  Faleminderit që na nderon dhe na bën krenarë çdo ditë!”, shkroi Haradinaj.

Kujtojmë se, këtë vit u shënua 26-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit.

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Ballina