Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë ka bërë të ditur se pas meshës së orës 11:00 janë lidhur drejtpërsëdrejti me Papa Leon XIV.
Në një postim në Facebook, katedralja bën të ditur se Papa Leon XIV ndau bekimin e tij për besimtarët katolikë.
“Pas meshës së orës 11:00 u lidhem drejtpërdrejt nga katedralja jonë me Bazilikën e Shën Pjetrit, prej ku Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV-të ndau bekimin”.
“Të bashkuar në lutjen mariane “Regina Coeli”, morëm mesazhin e tij, le të bëhemi bartës të paqes në botë”, shkruhet në njoftimin e katedrales “Shën Nënë Tereza”.