Live

Rasti “Mati” – në shtator të vitit të kaluar u patën arrestuar tre persona, kaq pasuri ishte sekuestruar

09:34 / 12 Maj 2025

Nga Kosova Live

Prokuroria Speciale po zhvillon hetime intensive në bashkëpunim me hetuesit e Sektorit të Hetimeve Financiare, në rastin “Mati”, ku gjatë muajit shtator të 2024-ës ishin arrestuar tre persona.

PSRK ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të këtyre hetimeve, deri tash pasuria e sekuestruar kap vlerën rreth 2,286,054.00 euro, transmeton Klankosova.tv.

Këtë vit u sekuestruan;

-20 njësi banesore në sipërfaqe të tërësishme 1788.41 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 1,788,410.00 euro;

-Dy lokale afariste me sipërfaqe të tërësishme 167.54 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 335,080.00 euro;

-17 vendparkingje (garazha) me sipërfaqe të tërësishme 241.96 m², me vlerë të përafërt të tregut 145,176,00 euro;

-Gjashtë depo me sipërfaqe të tërësishme 28.87 m², me vlerë të përafërt të tregut 17,388.00 euro.

Sakaq, më 26 shtator 2024. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike kishte bastisur pesë lokacione të ndryshme, katër lokacione në rajonin e Prishtinës dhe një në rajonin e Gjilanit.

Bastisja ishte kryer me qëllim të gjetjes së dëshmive materiale dhe arrestimit të të dyshuarve të cilët dyshohet që në periudhën kohore 2020/2024 kanë kryer veprat penale, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes se pa vërtete”, më të cilat veprime të dyshuarit dyshohet të kenë  përfituar  mjete materiale në vlera të mëdha, të cilat më pas me qëllim të futjes në sistemin financiare të RKS-se kanë kryer veprime të shumta, me të cilat dyshohet të kenë konsumuar veprën penale “Shpëlarja e Parasë”.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit  u patën arrestuar tre të dyshuar ndërsa një i dyshuar tjetër nuk ishte gjetur në vendbanim e tij.

Gjatë bastisjes u patën sekuestruar dëshmitë si në vijim:

-Tre foldera/dosje me dokumentacion të ndryshëm si kontrata, autorizime, certifikata të pronave  të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara ;

-Një revole e tipit  VIZOR 50 cal 7.65, një karikator me 7 fishek, dy karikator të zbrazur të  armës AK-47, 58 Cop municione të kalibrave të ndryshëm, 09/copë municione 12/A të armës së gjuetisë ;

-Një veturë BMË ngjyrë e zezë me targa vendore, viti prodhimit 2022, pronë e të dyshuarit (V.C.);

-Një veturë Volksëagen-VË Tiguan ngjyrë zezë me targa vendore, viti i prodhimit 2017  pronë e të dyshuarit (V.C.);

-Një telefon HUAËEI;

-Tre telefonë IPHONE;

-Një laptop;

Derisa me vendim të prokurorit  të Prokurorisë Speciale ishte  lëshuar  urdhër ndalues i përkohshëm për:

-39 – Banesa të ndryshme, shprehur në (m2) 3,929.52 m2;

-30 – garazhe;

-Dy lokale afariste;

-17- parcela tokësore të lokalizuar në lokacione të ndryshme të shprehura në (m2) 29,903.00m2;

-Janë bllokuar 5 – xhirollogari të personave të dyshuar ku janë ngrire 179,560.25 euro.

Shpërndaje në

U Kopjua