Live

Aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë, s’dihet për të lënduar

09:35 / 12 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Nga fotot e siguruara nga Klankosova.tv një veturë shihet të ketë përfunduar jashtë rrugës, derisa organet kompetente shihen duke larguar automjetin e aksidentuar.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është ende në pritje të një përgjigje.

Shpërndaje në

U Kopjua