Live

Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në Han të Elezit

10:12 / 12 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një aksident mes dy automjeteve në Han të Elezit, la të lënduar një person.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju informojmë se sot, më datë 12.05.2025, rreth orës 08:46, në rrugën rajonale Ferizaj – Hani i Elezit, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete, njëra me targa të huaja (RMV) dhe tjetra me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, deklaroi Veseli.

Njësitë relevante policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me trajtimin e rastit.

Shpërndaje në

U Kopjua