Mësimdhënësi Muhamed Hajredinaj është deklaruar i pafajshëm për akuzën se hodhi në shportë të mbeturinave flamurin kombëtar dhe plisin.
“Jam i pafajshëm”, tha Hajredinaj, në shqyrtim fillestar të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Paraprakisht, u lexua edhe aktakuza nga prokurori special, Bekim Kodraliu.
Pasi që i pandehuri u deklarua i pafajshëm, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Lutfi Shala, njoftoi të pandehurin dhe avokatin e tj, Muhamet Muja lidhur me afati prej 30 ditëve për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës.
Sipas atakauzës së Prokurorisë Speciale të ngritur më 24 prill 2025, Muhamed Hajredinaj akuzohet se më 27 nëntor 2024, në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, në cilësinë e arsimtarit të gjuhës angleze, me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit midis grupeve kombëtare, etnike dhe fetare në Kosovë, sapo ka hyrë në klasë dhe i përballur me pamjen dhe simbolet kombëtare shqiptare që nxënësit kishin veshur me rastin e festës së flamurit kombëtare shqiptar, i panehuri për shkak të bindjeve të tij fetare, të cilat i ka shprehur edhe më parë në prani të nxënësve, ka marrë flamurin kuq e zi dhe plisin, dhe përkundër kundërshtimeve të nxënsëve, i ka hedhur në shportën e mbeturinave.
Aktakuza thotë se i pandehuri po ashtu ka larguar nga ora mësimore nxënësen e cila mbante këto simbole, me qëllim të pjesëmarrjes në programin festiv të organizuar nga shkolla për Ditën e Flamurit. Më këto veprime, i pandehuri akuzohet se publikisht ka nxiturr urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve kombëtare, etnike dhe fetare.
Me këtë, Hajredinaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141, par. 4 lidhur me par. 3 të Kodit Penal, raporton “Betimi për Drejtësi”.