Ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhanë deklarata të ndryshme me atë të Zyrës së kryeministrit për takimin e sotëm ndërmjet tyre dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Lidhur me këtë ka reaguar analisti Shenoll Muharremi, i cili tha se po krijohet përshtypja që është duke u munduar të fshihet kriza.
Ai shton se problemet nuk zgjidhjen duke i fshehur dhe shtyrë.
“Çka po ndodh kështu? Zyra e Kryeministrit në detyrë po na thotë që temë qëndrore e takimeve ka qenë “Anëtarësimi në KiE”, ndërsa diplomatët po thonë ndryshe: formimi i Qeverisë. Tash, a po mundohemi me e fsheh krizën? Me e mohu? Me vazhdu sikur asgjë nuk po ndodh? Kjo përshtypje po krijohet. Ne jemi në krizë të thellë, nuk po arrihet me u themelu institucionet vitale. Por po sillemi si mos me pas kurgjo. Duhet me kuptu që problemet nuk zgjidhen tu i fsheh e tu i shty. Përkundrazi, vetëm sa bëhen më komplekse, më të rënda, më të papërballueshme. Të bëhemi serioz, ju lutem. Kjo që po ndodh nuk është në rregull”, shkroi Muharremi.