Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas pranimit të “Çmimit të Evropës”, nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”.
Ceremonia e veçantë u organizua sot nga PanEuropa.
Osmani tha se dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
“Ky është një nderim për Repubikën e Kosovës dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane, e ndërtuar mbi vizionin e Presidentit Rugova për paqe, demokraci dhe partneritet transatlantik, vazhdon me vendosmëri”, tha ajo.
“Për Kosovën që beson, që qëndron dhe që ecën përpara!”, theksoi e para e shtetit të Kosovës.