Live

Incident në Parkun “Adem Jashari” në Obiliq – Nënë e bir pësojnë lëndime, e dyshuara është e mitur

08:23 / 13 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një përplasje fizike është raportuar pasditen e së hënës në Parkun “Adem Jashari” në Obiliq, ku një grua dhe djali i saj i mitur kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për të cilat kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF – Obiliq.

Sipas burimeve të Kosovalive, viktima është L.K. 35-vjeçare e cila së bashku me djalin 8-vjeçar është intervistuar në prani të Qendrës për Punë Sociale.

E dyshuara për rastin është një e mitur e lindur në vitin 2008, e cila është intervistuar në prani të nënës së saj dhe avokatit mbrojtës. Me udhëzim të Prokurorit për të Mitur, rasti është inicuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Hetimet janë në vijim për të sqaruar motivin dhe dinamikën e incidentit.

Shpërndaje në

U Kopjua