Live

Edhe Costa e uron Ramën – mezi pret ta takojë nesër në Tiranë

15:23 / 14 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën e ka uruar për fitore edhe presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa.

Në rrjetin social “X”, Costa thotë se rezultatet zgjedhore janë mbresëlënëse.

“Urimet më të përzemërta i dashur, Edi Rama, mbi këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Mezi pres të të përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, ka shkruar ai, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë Rama pritet që sonte me fillim të orës 19:00 ta shpallë fitoren në sheshin Skenderbej.

Shpërndaje në

U Kopjua