Live

Alarmohen kryeqytetasit, kundërmon Prishtina, mbushet me bërllok (VIDEO)

20:51 / 14 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryeqyteti po kundërmon nga bërlloku. Konflikti në mes kompanisë “Pastrimi” dhe komunës e ka zhytur Prishtinën në mbeturina.

E kjo ka alarmuar qytetarët që po i frikësohen ndonjë epidemie.

Ndërmarrja Rajonale “Pastrimi” ka ndërprerë mbledhjën e tyre për shkak të siç thonë ata mungesës së derivative dhe borxhit nga Komuna e Prishtinës.

Por këtë po e mohojnë zyrtarët e Komnës. Ata po akuzojnë kompaninë Pastrimi se nuk kanë pranuar të nënshkruaj kontratë fare për vitin 2025.

Ky bënë thirrje që qytetarët nga tash të bëjnë pagesat për bërllog tek Komuna e Prishtinës.

Shpërndaje në

U Kopjua