Live

Trump mund të shkojë në Turqi të premten nëse bisedimet e paqes përparojnë

09:48 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,ka thënë se mund të shkojë në Stamboll të premten nëse bisedimet e paqes në Ukrainë përparojnë sot.

Duke folur nga Katari, gjatë vizitës së tij katër-ditore në Lindjen e Mesme, Trump tha se shpreson që Rusia dhe Ukraina të “bëjnë diçka”, pasi lufta “duhet të ndalet”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Do të donim ta shihnim [luftën] të mbaronte dhe mendoj se kemi një shans për ta bërë këtë”, shton Trump.

Shpërndaje në

U Kopjua