Live

Vëllai drejtor punëson motrën si Zyrtare për Shërbim me Qytetarë në Drenas (VIDEO)

20:46 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Konkursi u hap dhe u mbyll, por as ankesat nuk munguan.

Në ditën e katërt të marsit të 2025-ës, Komuna e Drenasit hapi konkurs për një vend të lirë pune në pozitën Zyrtar për Shërbim me Qytetarë.

Në listat e njoftimit, për verifikimin paraprak të kandidatëve që i plotësonin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për këtë pozitë, figurojnë gjithsej 27 kandidatë.

E në redaksinë e Kiks Kosovës, erdhi alarmi që në këtë konkurs pati diskriminime të 26 kandidatëve, për favorizimin e një personi të vetëm.

Hija bie mbi një emër – Hasime Gashi.

Në listën e rezultateve përfundimtare e publikuar më 30 prill të 2025-ës, Hasime Gashi është kandidatja e cila e kryesoi listën, pasuar nga 14 kandidatë të tjerë, kësisoj duke e gëzuar të drejtën e pozitës së zyrtares për shërbim me qytetarë në Komunën e Drenasit.

Hasime Gashi është motra e Drejtorit për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Drenas, Petrit Gashit.

Vëllai e motra, të cilët tani do e ndajnë vendin e njëjtë të punës, në rrjetet sociale haptazi e mbështesin njëri-tjetrin.

Por, a ndikoi drejtori Gashi në punësimin e motrës së tij në komunë?

Shpërndaje në

U Kopjua