Ka shpërthyer një zjarr i madh në një deponi ilegale në lagjen “Kolovica”, afër vendit që njihet “Banesat e socialit” në Prishtinë.
Një zjarrëfikës në kushte anonimiteti për Klan Kosovën ka deklaruar se informacionin për këtë e morën rreth orës 19:00.
Zjarrfikësi në fjalë pohoi se nuk është hera e parë që në këtë lokacion shpërthen zjarri, sipas tij, mund të jetë e qëllimshme.
Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe janë duke intervenuar në shuarjen e zjarrit në fjalë.