Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo.
Në një postim në Facebook, Rama tregoi se për çfarë bisedoi me Orpon.
“Kryeministria – Kënaqësi të mikprisja kryeministrin e Finlandës Petteri Orpo, teksa diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta evropiane”, ka thënë Rama.