Live

Kritika e BE-së: Politika “fëlliqi” zgjedhjet e 9 shkurtit (VIDEO)

21:28 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nuk lanë shije të mirë për ndërkombëtarët.

Në raportin final të Misionit për Vëzhgimin e procesit, të publikuar të enjten, atmosfera përgjatë fushatës dhe ditës së votimeve përshkruhet si arenë e gjuhës së urrejtjes e presionit politik, raporton Klan Kosova.

Retorika nxitëse, trysnia mbi votuesit, politizimi i institucioneve sidomos organizuesit kryesor të zgjedhjeve janë disa nga gjetjet kyçe të BE-së.

Në raport thuhet se KQZ-ja u ndikua politikisht nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Aty nuk u la pa u përmendur edhe bojkoti që ky subjekt ia bëri mediave ndër to edhe televizionit Klan Kosova.

Raporti përfundimtar ofron 19 rekomandime, përfshirë forcimin e pavarësisë së administratës zgjedhore, auditimin e listës së votuesve dhe krijimin e një sistemi transparent për rezultatet zgjedhore.

Shpërndaje në

U Kopjua