Live

Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë

13:02 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Sektori Rajonal për Hetime, i mbështetur nga stacioni policor në Deçan dhe nga njësitet e Policisë në Gjakovë dhe në Gjilan, sot kanë realizuar planin operativ për rastin “vrasje e mbetur në tentativë”, më 29 janar, në Pejë.

Në vazhdën e hetimit, sot janë kryer bastisje në lokacione të ndryshme dhe janë gjetur dhe sekuestruar tri armë, 19 fishekë dhe 1 jelek antiplumb.

Dy persona janë arrestuar dhe aktualisht janë duke u intervistuar.

Shpërndaje në

U Kopjua