Live

Prizren: Sekuestrohen 35 motoçikleta, gjobiten mbi 100 motoristë

13:03 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Mbi 100 shoferë motorësh janë gjobitur për një javë në Prizren, ndërsa janë sekuestruar edhe 35 motoçikleta.

Kjo ka ardhur pas një aksioni që patrullat policore në kudër të Stacionit Policor Prizren kanë konstatuar se është rritur numri i motoçikletave dhe trotineteve në trafik.

Sipas policisë, një pjesë e madhe e tyre nuk po i zbatojnë rregullt e trafikut në fuqi, dhe kështu ka përpiluar një plan operativ e ku në cak ishin kryesisht motoristë të cilët nuk respektonin rregullat e trafikut rrugor, konkretisht që në komunikacion qarkullonin në kundërshtim me ligjin e trafikut.

“Gjatë këtyre dy ditëve janë shqiptuar shume gjoba dhe janë sekuestruar disa motoçikleta. Konkretisht janë sekuestruar gjithsej 35 motoçikleta dhe janë shqiptuar rreth 101 gjoba për kundërvajtje të ndryshme kundër ngasësve të motoçikletave dhe trotineteve”, tha policia në njoftim.

Policia rikujtoi se të gjithë ngasësit e motoçikletave, mopedëve dhe trotineteve janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacion dhe pritet që pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion t’i respektojnë ata, por edhe ngasësit e motoçikletave, mopedëve dhe trotineteve elektrikë duhet t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.

Rregullat për ta janë se mjetet e tyre duhet të doganohen dhe regjistrohen, targat të vendosen në vendin e duhur, ngasësit duhet të kenë patentë shoferi për kategorinë përkatëse, ngasësi dhe pasagjeri duhet të ketë helmetën e përshtatshme për siguri, si dhe duhet të respektohen shenjat e komunikacionit.

Shpërndaje në

U Kopjua