Live

Policia e Prishtinës kërkon bashkëpunim për kapjen e dy të dyshuarve që shihni në foto

13:51 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Policia e Prishtinës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe vendndodhjen e dy personave që shihen në fotografitë e bashkëngjitura.

Në njoftimin në Facebook, bëhet e ditur se dy të dyshuarit kërkohen për veprën penale “lëndim trupor” , transmeton Klankosova.tv.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua