Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen raste të ndryshme, ku përfshihen burra e gra, prindërit e fëmijët. Kështu ndodhi së fundmi në një familje në kryeqytet.
Gazeta Kosovalive mëson se një rast I tillë është raportuar të premten në rrugën “Nazim Gafurri”.
Sipas burimeve nga Prokuroria, më 16 maj 2025, rreth orës 17:00, është paraqitur H.S.M, rreth 36-vjeçare e cila ka deklaruar se është në martesë me F.M, rreth 36-vjeçar, tash 17 vite, dhe bashkë kanë pesë fëmijë të moshave 16, 13, 11, 8 dhe 5 vjeç.
Ajo ka sqaruar se nuk ka përjetuar dhunë fizike, por ka qenë viktimë e dhunës psikike të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj.
Të dy palët janë intervistuar nga njësitet policore, ndërsa Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar që çështja të procedohet në procedurë të rregullt, duke u cilësuar si dhunë në familje.
Rasti mbetet nën hetim dhe Kosovalive do të sjellë të gjitha zhvillimet e mëtejshme.