Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius.
Ndërkaq, pritet të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.