Live

Arrestohet në QKUK i dyshuari me tre urdhërarreste aktive – pritet të dalë para gjykatës

09:23 / 18 Maj 2025

Nga Kosova Live

Në Kosovë, është bërë e zakonshme që persona të dënuar me urdhër të lëshuar nga gjykata të qëndrojnë për një kohë në arrati para se të arrestohen. Këta individë shpesh shmangin vuajtjen e dënimit duke u larguar apo fshehur përkohësisht, duke e kthyer këtë në një dukuri të përsëritur në realitetin tonë shoqëror.

Burime të Kosovalive bëjnë të ditur se më 17 maj 2025, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, njësia patrulluese e Policisë nga Stacioni i Jugut ka arrestuar Arben Markajn, 53 vjeçar, ndaj të cilit ishin aktive tri urdhërarrestime.

Pas verifikimit në sistemin SIPK, është konfirmuar se ai kërkohej nga Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Fushë Kosovë, për veprën penale “Vjedhje”.

Me urdhër të gjyqtares kompetente, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që seanca ndaj tij është caktuar për ditën e hënë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua