Live

Gruaja raporton në polici se i janë vjedhur targat, del se iu konfiskuan

09:23 / 18 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje tejet e çuditshme ka ndodhur të shtunën në Gjakovë.

Një grua ka raportuar në polici se i janë vjedhur targat e veturës së saj më 13 maj.

Por, pas intervistimit të saj dhe pas hetimeve të zhvilluara del se targat ishin konfiskuar në një shtet tjetër, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.

Gjakovë / 13.05.2025 – 14:10. E dyshuara f/k me datën e cekur kishte raportuar se i janë vjedhur targat e veturës, ndërsa me datë 17.05.2025 pas hetimeve lidhur me rastin, dhe gjatë intervistimit të dyshuarës, është konstatuar se targat i kanë konfiskuar policia e një shteti tjetër. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në

U Kopjua