Deputetët e betuar të legjislaturës së nëntë sot do të mblidhen në përpjekjen e 18-të për konstituimin e Kuvendit.
Vazhdimi i seancës pritet të nisë nga ora 10:30, njofton Klankosova.tv.
Të shtunën dështoi përpjekja e 17-të.
Në seancën e 17 majit, formimi i Komisionit për votim të fshehtë, një hap vendimtar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, mori vetëm 53 vota për dhe një kundër, duke mos siguruar shumicën e nevojshme.
Lëvizja Vetëvendosje ende po insiston në zgjedhjen e Albulena Haxhiut, për kryetare të Kuvendit, derisa partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë nuk duket se kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.
Mbetet të shihet se si do të shkojë vazhdimi i 18-të i seancës konstituive.