Pas 18 tentativave të pasuksesshme për të zhvilluar votimin e fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut në postin e kryetares së Kuvendit, edhe seanca e sotme përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.
Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti as kësaj radhe të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të çuar përpara procesin, duke shënuar kështu dështimin e 18-të radhazi për konstituim, transmeton klankosova.tv.
Kryesuesi i seancës caktoi datën e radhës për mbledhjen e Kuvendit më 21 maj, në ora 11:00, me shpresën për një përparim eventual në procesin e votimit.